“Kërcënim real për vendin”, raportohet se Shqipëria shpalli non-grata dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, një imam dhe një analist

Shqipëria ka shpallur “non grata” dy shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.


Burime për Report Tv, bëjnë me dije se pas propozimit të Drejtorisë së Antiterrorit, ministria e Brendshme ka futur në listën e personave të padëshiruar imamin Bekir Halimi, si edhe politikanin dhe analistin Valon (Valjon) Belja.

Imami Bekir Halimi, në vitin 2016 është përjashtuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit. Ndërsa, Valon Belja analist politik dhe ish-aktivist politik është i njohur për komentet e tij mbi zhvillimet politike në rajon. Më herët ka ushtruar detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.


Shpallja e tyre non grata erdhi pas informacioneve të Antiterrorit se përbënin kërcënim real për vendin dhe qytetarët shqiptarë. Urdhri i Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari i është dërguar për zbatim Policisë së Shtetit dhe strukturave të Drejtorisë së Kufirit.

Më 25 qershor, Ministria e Brendshme shpalli person non grata edhe Ikballe Huduti, një shtetase nga Kosova, e lidhur ngushtë më regjimin iranian. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, shteti shqiptar ia ka ndaluar Haudutit hyrjen në territorin shqiptar për 15 vite. Huduti njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të Ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri, ndërsa para shpalljes non grata kishte postuar edhe foto e video teksa merrte pjesë në protestën para Kryeministrisë në Tiranë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit