Pritjet në pikat kufitare të Kosovës janë reduktuar ndjeshëm krahasuar me orët e mëparshme, ku në disa vendkalime udhëtarët po përballeshin me pritje deri në dy orë.
Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, shumica e vendkalimeve kanë pritje prej vetëm 3 deri në 5 minuta për hyrje dhe dalje.
Pritje më të gjata janë regjistruar në disa pika specifike. Në Dheu i Bardhë, për dalje të automjeteve pritja arrin deri në 45-60 minuta, ndërsa kolona është rreth 200 metra.
Në Muçibabë, pritjet për dalje arrijnë deri në 120 minuta, me kolonë rreth 1 kilometër, ndërsa në Kullë për hyrje ka pritje prej 5 deri në 10 minutash dhe kolonë rreth 150 metra.
Për kamionë, sipas të dhënave të publikuara, nuk raportohen pritje apo kolona në pikat kufitare.
Situata në kufi vjen pas fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, ku gjatë ditëve të fundit janë krijuar kolona të gjata në disa vendkalime kufitare.








