Specialja anulon seancat e gushtit në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale ka anuluar seancat e planifikuara për datat 17, 18 dhe 19 gusht 2026 në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, e cila lidhet me akuza për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Vendimi është marrë pasi mbrojtja e të akuzuarit Bashkim Smakaj njoftoi më 30 korrik se nuk do të paraqiste prova në këtë fazë të procesit. Si rezultat, gjykatësi i vetëm anuloi edhe afatet e përcaktuara më herët në urdhrin e dytë për caktimin e datave të seancave.

Me urdhër të gjykatës, Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet që deri më 4 gusht, në orën 12:00, të dorëzojë një mocion nëse synon të paraqesë kundërprova. Nëse një mocion i tillë nuk paraqitet, faza e administrimit të provave do të konsiderohet e përfunduar.


Sipas kalendarit të ri procedural, dosjet përfundimtare duhet të dorëzohen deri më 24 gusht, ndërsa kundërpërgjigjet deri më 4 shtator. Argumentet përmbyllëse të palëve janë planifikuar të zhvillohen më 10, 11 dhe 14 shtator 2026.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit