Sot u bënë 28 vjet nga rënia heroike e Aze Brahimajt e njohur si “Nëna e UÇK-së”.
Ajo ra heroikisht së bashku më nënë e saj Zize Syla, në Jabllanicë të Gjakovës, duke mos pranuar kështu që më asnjë çmim të largohen nga toka e tyre.
Aze Brahimaj priti dhe përcolli shumë ushtar të UÇK-së në konakun e saj, duke i konsideruar kështu secilin prej tyre njllojë si bijtë e saj.
Me rastin e 28 vjetorit të saj, i biri i saj Lahi Brahimaj, ish-komandant i UÇK-së dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se ajo ishte shtylla e familjes.
Postimi i plotë i të birit të “Nënës së UÇK-së”, Lahi Brahimaj:
Sot bëhen 28 vjet nga rënia e nënës sonë, Azë Brahimaj.
Ajo ishte shtylla e familjes sonë, por edhe një grua e përkushtuar ndaj çështjes së lirisë, e cila, në vitet më të vështira, hapi derën e shtëpisë për luftëtarët e UÇK-së dhe u bë mbështetje për ta.
Rënia e saj, së bashku me gjyshen Zize, dhe bashkimi me nipat e saj, Luanin dhe Shkëlzenin, mbetet një nga plagët më të rënda për familjen tonë. Sakrifica e tyre është pjesë e çmimit të lirisë që gëzon sot Kosova.
Me respekt, mall dhe krenari e kujtojmë gjithmonë.
Lavdi kujtimit të Nënës Azë! Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!








