Arrestohet një tjetër i dyshuar për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Zubin Potok

Një tjetër person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve për krimet e luftës, që lidhen me vrasjen e 23 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.


I arrestuari është Jugoslav Radojević, 59 vjeçar, i dyshuar për përfshirje në rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”, që ndërlidhet me krimet e kryera më 19 prill 1999 në Mala Kalludër, në komunën e Zubin Potokut.

Aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Me urdhër verbal të gjyqtarit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit kanë realizuar kontroll në tri shtëpi banimi, ku gjatë operacionit është arrestuar i dyshuari dhe janë sekuestruar prova që, sipas autoriteteve, lidhen me rastin nën hetim.

Bëhet e ditur se Jugoslav Radojević nuk është intervistuar menjëherë pas arrestimit, pasi zyrtarët kanë konstatuar se ai kundërmonte erë alkooli, ndërsa intervistimi i tij pritet të zhvillohet pasi të krijohen kushtet procedurale.

Me vendim të Prokurorit Special, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast, që konsiderohet një nga dosjet e ndjeshme të krimeve të luftës në Kosovë, janë në vazhdim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit