Çitaku: Kurti në vend që të kontaktonte Zagrebin e Podgoricën, ju tregon mërgimtarëve përralla me gjermanë e rusë

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka reagur përmes një postimi në Facebook rreth pritjeve të gjata të mërgimëtarëve në kufijtë e vendeve përreth.


Sipas saj, kryeministri në detyrë Albin Kurti, “në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë”.

“Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë”, ka shkruar ajo.


Postimi plotë:

Mërgimtarët tanë po presin me orë të tëra në kufijtë e vendeve përreth, të lodhur pas një udhëtimi të gjatë, për t’u kthyer në vendlindje

Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë.


Mërgata nuk ka nevojë për ligjërata ideologjike. Ka nevojë për shtet që vepron.

Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit