Tmerr në Rahovec: Hajni i maskuar tenton t’i grabisë tre persona, qëllon me armë pasi ata refuzuan t’i japin paratë

Një rast i rëndë i tentativës për grabitje, i shoqëruar me të shtëna me armë zjarri, është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Rahovec, ku tre qytetarë kanë përjetuar momente tmerri pasi u përballën me një person të maskuar dhe të armatosur.


Sipas Policisë së Kosovës, tre burra kanë raportuar se, derisa po lëviznin me veturë, kanë hasur në një pengesë të vendosur në rrugë. Pasi kanë ndaluar dhe kanë zbritur nga automjeti për ta larguar pengesën, një person i maskuar, i armatosur me armë të gjatë, u është afruar duke i kërcënuar dhe duke u kërkuar para.

Bazuar në të dhënat e policisë, viktimat kanë refuzuar t’ia dorëzojnë paratë të dyshuarit, janë rikthyer në veturë dhe kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Në ato momente, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit, duke goditur rrotën e pasme të veturës.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit