Të shtëna me armë në jahtin luksoz, ndalohet Astrit Gjonpalaj i “Globus Travel”

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në bordin e një jahti luksoz, në zonën bregdetare të Palasës.

Pas sinjalizimit, Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat speciale “Delta Force”, organizoi një operacion që çoi në bllokimin e mjetit lundrues dhe ndalimin e personave të dyshuar si të përfshirë në incident.

Mësohet se mes të shoqëruarve ndodhen Astrit Gjonpalaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe aktualisht biznesmen, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Globus Travel”, si dhe shqiptaro-amerikani Astrit Meta.

Dyshohet se të dy të kenë qenë në bordin e jahtit në momentin kur ndodhi incidenti. Pas të shtënave, ata dyshohet se janë larguar me një gomone drejt bregut, por janë lokalizuar dhe ndaluar nga forcat e policisë sapo kanë zbritur në tokë.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe për të përcaktuar motivet që çuan në përdorimin e armëve në një nga zonat më të frekuentuara të rivierës shqiptare gjatë kulmit të sezonit veror.

@publik.al Të shtëna me armë në Palasë, ndalohen dy persona pas bllokimit të një jahti luksoz Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar në zonën e Palasës, në kulmin e sezonit turistik, ku një jaht luksoz dyshohet se është kthyer në skenë të të shtënave. Pas alarmit, në veprim kanë kaluar menjëherë Policia Kufitare dhe forcat speciale “Delta Force”, të cilat kanë bllokuar mjetin lundrues dhe kanë ndaluar autorët e dyshuar. Sipas burimeve, mes të shoqëruarve janë Astrit Gjonpalaj, ish-efektiv policie dhe aktualisht biznesmen, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Globus Travel”, si dhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta. Burimet bëjnë me dije se të dy dyshohet se ndodheshin në bordin e jahtit në momentin e të shtënave. Pas incidentit, ata janë larguar nga mjeti lundrues me një gomone, por janë kapur nga forcat e rendit sapo kanë dalë në breg. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe motiveve që çuan në përdorimin e armëve në një prej zonave më të frekuentuara të bregdetit shqiptar gjatë sezonit turistik. #publik #publikal #publikmedia ♬ original sound – Publik MEDIA

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit