Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i zhdukur që nga 2 korriku

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raçit, i cili është raportuar i zhdukur që nga 2 korriku 2026.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, Raçi ka dalë nga shtëpia më 2 korrik rreth orës 08:00 dhe që nga ai moment nuk është kthyer më.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione apo njohuri për vendndodhjen e mundshme të personit të humbur, që të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërt të policisë.

Informacionet mund të dërgohen edhe përmes numrave emergjentë të Policisë së Kosovës: 192 ose 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit