Bianca Censori nuk ndalet me stilin e saj provokues

Bianca Censori ka tërhequr sërish vëmendjen me një set të ri fotografik të realizuar në një parking nëntokësor, ku shfaqet me një veshje transparente nga marka Yeezy.

31-vjeçarja australiane publikoi fotografitë në Instagram, ndërsa ato u shpërndanë edhe nga stilisti dhe fotografi Gadir Rajab, i cili i shoqëroi me mbishkrimin: “Vala e të nxehtit në Europë”.

Në një prej imazheve, Censori pozon së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West. Ndërsa ajo zgjodhi një veshje transparente, reperi u shfaq i veshur tërësisht me të zeza, duke kompletuar pamjen me syze dielli, shkruan DailyMail.

Pak ditë më parë, çifti u pa edhe në klubin e natës Circoloco në Ibiza, ku Censori u shfaq me të njëjtën veshje. Paraqitja e saj vjen përpara performancës së planifikuar të Kanye West në Madrid.

Megjithëse stili i saj ka nxitur vazhdimisht diskutime, Censori ka mohuar pretendimet se zgjedhjet e saj diktohen nga bashkëshorti.

Në një intervistë për Vanity Fair, ajo deklaroi: “Nuk do të bëja diçka që nuk doja ta bëja”, duke e përshkruar mënyrën se si krijohen paraqitjet e saj si një “bashkëpunim” me West.

Ajo shtoi: “U martova me të sepse e dua. Nuk u martova me të sepse doja një lloj platforme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit