Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Rike Roçi, ka ndarë disa fotografi nga pushimet verore, ku shfaqet me bikini të bardha, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe stilin që e karakterizon.
Postimi i saj është pritur me mijëra pëlqime dhe dhjetëra komente nga fansat, të cilët nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj.
Rike Roçi vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale, ndërsa çdo postim i saj arrin të marrë vëmendjen e ndjekësve dhe mediave rozë.









