Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Skenderaj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik, rreth orës 23:25, në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj.
“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tre gëzhoja, ndërsa pas marrjes së trajtimit mjekësor viktima është liruar.








