Rikthehet vala e të nxehtit në Kosovë, temperaturat deri në 36°C gjatë fundjavës – IHMK jep këshilla për qytetarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për kushtet e motit që priten gjatë fundjavës, duke bërë të ditur se vendi do të përfshihet sërish nga temperaturat e larta.


Sipas parashikimit të IHMK-së, nesër, ditën e shtunë, pritet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Edhe dita e diel do të karakterizohet nga mot shumë i nxehtë, me temperatura që sërish pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.


Për shkak të temperaturave të larta, IHMK u bën thirrje qytetarëve që të konsumojnë lëngje në sasi të mjaftueshme, të shmangin aktivitetet e rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës dhe të qëndrojnë në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Parashikimi i motit për fundjavën (01–02 gusht 2026)

E shtunë (01.08.2026)


Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet:


Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.
Përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli.
Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit.
E diel (02.08.2026)

Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.


Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të pafavorshme, veçanërisht gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Rekomandohet:

Konsumimi i lëngjeve në sasi të mjaftueshme.

Shmangia e aktiviteteve të rënda fizike në ambiente të hapura gjatë mesditës.

Qëndrimi në vende të freskëta dhe të ajrosura.

Kushtet agrometeorologjike

Moti me diell dhe temperaturat e larta do të favorizojnë pjekjen dhe vjeljen e kulturave bujqësore, si dhe zhvillimin e proceseve fenologjike.

Megjithatë, temperaturat e larta do të rrisin avullimin dhe humbjen e lagështisë nga toka. Për këtë arsye rekomandohet:

💦 Ujitja e rregullt e kulturave që ndodhen në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.
🌅 Ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit