Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pjesë nga fjalimi tij që e mbajti dje në kuvendin e kësaj partie, nga ku shihet edhe momenti kur ai u rikonfirmua si kryetar i kësaj partie.
Abdixhiku, para anëtarëve të LDK’së, ka thënë se ata kanë qenë dhe janë bashkëpunëtorë, përpara se të ishin kundërshtarë.
“Përpara se të jemi kundërshtarë në këtë çështje, kemi qenë dhe jemi bashkëpunëtorë. Përpara se të ndahemi rreth një emri, kemi qëndruar bashkë rreth një ideje. Ajo ide është LDK’ja. Do të ulem si njëri nga 355 delegatët e këtij kuvendi, e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë, që e desha gjithmonë pakusht. Nga ky moment vendimmarrës jeni ju”, ka deklaruar Abdixhiku.








