Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Dua Lipën, me fillimin e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.
Kurti thotë se ky festival është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës.
“Festivali Sunny Hill, i organizuar nga Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës, duke tërhequr më shumë se 100,000 vizitorë vetëm vitin e kaluar.
Ndërsa festivali fillon sot, i urojmë të gjithëve një përvojë të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Shijoni muzikën, atmosferën dhe gjithçka që Prishtina dhe Kosova kanë për të ofruar” shkroi Kurti në X.
Sunny Hill sivjet mban edicionin e 7-të, me tri net të jashtëzakonshme. Në edicionin e sivjetëm do të ngjiten në skenë emra me renome botërore, si Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix.








