Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pas rikonfirmimit të mandatit të tij në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të LDK-së.
Në një konferencë për media pas përfundimit të votimit, Abdixhiku tha se delegatët e LDK-së kanë miratuar një deklaratë për stabilitet institucional dhe përpjekjet për formimin e institucioneve.
“Miratoi edhe një deklaratë dhe mori një vendim: delegatët me votë shumicë mbështetën përpjekjet tonë për të siguruar stabilitet institucional në Kosovë dhe për të provuar për t’i shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme të katërtat me radhë. Ky është vullneti i delegatëve të LDK-së”.
Sipas Abdixhikut, përmes kësaj deklarate është kërkuar që kryesia e LDK-së dhe deputetët e zgjedhur ta respektojnë plotësisht këtë orientim partiak.
I pyetur për bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve, Abdixhiku tha se LDK-ja do t’i rikthehet procesit nga pika ku ka mbetur.
“Prej këtij momenti unë e hoqi atë masën e pezullimit dhe LDK-ja është e hapur për bisedime për institucione”.








