Abdixhiku i kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit: Shpifje, nuk kam premtuar asnjë post ministror

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm është marrë edhe me ata që javëve të fundit kanë kërkuar largimin e tij nga pozita e kryetarit të partisë.

I ndalur veçanërisht te deklaratat e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri – i cili e kishte akuzuar atë për ofrim të posteve ministrore në këmbim të mbështetjes – Abdixhiku u shpreh hapur i zhgënjyer me gjuhën e përdorur brenda lidershipit.

“Jam i zhgënjyer me gjuhën publike të përdorur prej disave javët e fundit. Shpifja e nxitja kundër partisë s’ka qenë kulturë politike. Në mendësi rugoviane nuk akuzohet pa asnjë provë të vetme, se kryetari i partisë po ndan pozita ministrore për 355 delegatët e Kuvendit të tij,” deklaroi ai.


Për të hedhur poshtë me kategori këto akuza, i pari i LDK-së bëri edhe një betim solemn para të gjithë delegatëve të pranishëm në sallë.

“Ju betohem në Zot, atdhe e familje që diçka e tillë s’ka ndodhur,” theksoi Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit