Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku është duke mbajtur fjalim në Kuvendin e LDK-së.
AI tha se ky Kuvend është i gabuar sepse është thirrur në mënyrë të njëanshme.
“E konsideroj të gabuar këtë vend sepse vjen në mënyrë të njëanshme. Vjen pak muaj pasi mbajtëm Kuvendin dhe pak muaj pasi kemi Kuvendin e rregullt të LDK-së”, tha ai.
Lumir Abdixhiku, ka thënë se në mendësinë rugoviane nuk kërcënohet për vota.
“Gjuha e urrejtjes, nxitja dhe shpifja publike kundër partisë tonë dhe njerëzve tanë nga vetë njerëzit e LDK-së nuk ka qenë kuluturë e jona politike as shkollë e mendësisë rugoviane”
Ai ka shtuar se për interesa personale disa persona, sipas tij, janë të gatshëm të tejkalojnë çdo kufi.








