Abdixhiku: Asnjë vendim nuk e mora duke menduar për vete, por për LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur para nisjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se çdo vendim që ka marrë gjatë drejtimit të subjektit ka qenë në funksion të LDK-së.


Ai deklaroi se asnjëherë nuk ka vendosur interesin personal mbi atë të partisë.

“Asnjë veprim apo vendim nuk e kam marrë pa e menduar LDK-në para vetes time. Këtë rrugë e kam bërë bashkë edhe me disa prej atyre që kanë ftuar këtë kuvend. Sot mund të kemi dallime të thella, por nuk mund ta fshehin rrugën që kemi bërë”, tha Abdixhiku.


Ai shtoi se, pavarësisht dallimeve, thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm është një mekanizëm demokratik brenda partisë.

“E rëndë është të qëndrosh këtu. Thirrja e Kuvendit është mekanizëm demokratik”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit