Sa vota nevojiten për ta shkarkuar Abdixhikun, sipas statutit të LDK’së?

Sot, në orën 18:00, në periferi të Prishtinës do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e thirrur pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme nga rreth 150 delegatë.


Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin ose jo të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Sipas Statutit të LDK-së, Kuvendi përbëhet nga 354 delegatë, si dhe kryetari i partisë.

Neni 20 i Statutit përcakton se vendimet e Kuvendit janë të vlefshme vetëm nëse në mbledhje marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të zgjedhur dhe nëse ato miratohen me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm.

Po ashtu, i njëjti nen specifikon se vendimmarrja në Kuvend bëhet përmes votimit të hapur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit