Analiza e Spahiut: Në LDK po zhvillohet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja dhe atyre kah VV-ja

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në prag të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku pritet të diskutohet edhe për pozitën e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Spahiu ka deklaruar se brenda LDK-së po zhvillohet një përballje mes dy grupeve me orientime të ndryshme politike.

“Në LDK po bëhet një betejë mes atyre që anojnë kah PDK-ja, në bllokun opozitar, dhe atyre që anojnë kah VV-ja për të krijuar një marrëveshje. Tash cili grup fiton, natyrisht do ta përcaktojë edhe skenën e ardhshme politike. Mendoj se, pavarësisht se mund të duken të barabartë, do të mbijetojë ai grup që e mban vulën e LDK-së. Edhe nëse ndodh një ndarje, ajo pjesë që largohet është e dënuar të dështojë. Zakonisht, të gjitha grupet që janë ndarë nga LDK-ja kanë dështuar, ashtu siç kanë dështuar edhe ndarjet nga PDK-ja”, ka thënë Spahiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit