Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Serbia nuk do ta ndalë Kosovën në kërkimin e së vërtetës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me nisjen e gërmimeve në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se ndodhet një varrezë masive.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka bërë të ditur se autoritetet e Kosovës kanë nisur gërmimet në një lokacion ku dyshohet se janë fshehur mbetjet mortore të 23 intelektualëve nga Mitrovica.

Sipas tij, në mesin e personave të zhdukur më 19 prill 1999 kishte mjekë, profesorë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut.

Kurti ka theksuar se edhe më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës, familjet e 1 mijë e 565 personave të zhdukur me dhunë, përfshirë mbi 100 fëmijë, vazhdojnë të jetojnë në ankth dhe pasiguri.

“Pengimi i vazhdueshëm nga Serbia i përpjekjeve për të zbardhur fatin e këtyre njerëzve të pafajshëm nuk do ta ndalë Republikën e Kosovës në kërkimin e së vërtetës dhe drejtësisë”, ka shkruar Kurti.


Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e çdo personi të zhdukur, zbulimin e varrezave të fshehura dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.

Sipas Kurtit, synimi është që familjet e të zhdukurve të mund të gjejnë më në fund paqe dhe ngushëllim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit