Demaj: Nëse Albin Kurti është antiamerikan, kush e refuzoi projektin e gazit amerikan të Wesley Clark në vitin 2017?

Emanuel Demaj, ne emisionin CLICK në RTV 21, ka ngritur një pyetje publike lidhur me akuzat që i bëhen kryeministrit Albin Kurti për qëndrime antiamerikane, duke rikthyer në vëmendje projektin e gazifikimit të propozuar nga gjenerali amerikan Wesley Clark.

Sipas Demajt, është e nevojshme të sqarohet se kush mbante përgjegjësinë politike në vitin 2017, kur projekti i gazifikimit me bazë qymyri, i promovuar nga Wesley Clark, nuk mori miratimin për të ecur përpara.

“Kush e refuzoi gazin amerikan në vitin 2017? Nëse Albin Kurti quhet antiamerikan, atëherë kush e mbajti peng nga viti 2013 deri më 2017 projektin e gazifikimit të gjeneralit amerikan Wesley Clark dhe kush ishte në pushtet kur ai nuk u miratua?”, deklaroi Demaj.

Ai theksoi se Wesley Clark nuk është një emër i zakonshëm në historinë e Kosovës, por gjenerali amerikan që udhëhoqi operacionin e NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme në çlirimin e Kosovës.

Sipas Demajt, paradoksi qëndron në faktin se sot disa nga partitë që e cilësojnë Albin Kurtin si antiamerikan ishin pjesë e qeverisjes në periudhën kur projekti i Wesley Clark nuk avancoi.

“Para se të etiketoni dikë si antiamerikan, përgjigjuni një pyetjeje të thjeshtë: Kush qeveriste Kosovën në vitin 2017 dhe kush mbante përgjegjësinë për fatin e projektit amerikan të Wesley Clark?”, u shpreh ai.

Demaj tha se debati për raportet me Shtetet e Bashkuara nuk mund të zhvillohet me standarde të dyfishta, duke kërkuar që përgjegjësia për vendimet e së kaluarës të mos anashkalohet, ndërsa sot përdoren akuza politike ndaj kundërshtarëve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit