Ilir Kërçeli për video-incizimin: Një nënshkrim, një vend pune

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas publikimit të video-incizimit ku dyshohet se dy zyrtarë të LDK-së tentojnë ta korruptojnë një delegat të partisë për të votuar kundër Lumir Abdixhikut në Kuvendin e thirrur për shkarkimin e kryetarit të LDK-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Kërçeli e përmblodhi përmbajtjen e incizimit me fjalët:

“Një nënshkrim. Një vend pune.”

Ai tha se, sipas tij, një nënshkrim synonte të ndikonte në mundësinë e krijimit të institucioneve dhe ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

“Kjo ishte përmbajtja e përgjimit të publikuar në emisionin Debat Plus. Një nënshkrim për të kontrolluar mundësinë e krijimit të institucioneve. Një nënshkrim për ta çuar vendin në zgjedhje të reja”, ka shkruar Kërçeli.

Sipas tij, kjo po bëhet në kurriz të taksapaguesve të kryeqytetit, ndërsa vendet e punës, që duhet të fitohen përmes meritokracisë, po shndërrohen në objekt pazari politik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit