Policia kapë dy mijë tableta Lorazepam pa dokumente, dyshime për trafikim të barnave

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy mijë tableta Lorazepam 2.5 mg, të cilat dyshohet se ishin duke u mbajtur dhe qarkulluar në kundërshtim me dispozitat ligjore për produktet medicinale dhe substancat psikotrope.


Sipas një raporti zyrtar të Inspektoratit Farmaceutik, të siguruar nga Front Online, produktet janë gjetur në posedim të një qytetari gjatë kontrollit të një automjeti në Prishtinë.

Tabletat e prodhuesit Hemofarm kanë qenë të vendosura vetëm në blisterë, pa paketim origjinal sekondar, pa etiketim të plotë, pa fletudhëzim dhe pa banderolën përkatëse të Republikës së Kosovës.


Për produktet e konfiskuara nuk është paraqitur asnjë recetë mjekësore, autorizim për posedim apo dokument që dëshmon origjinën dhe hyrjen e tyre në Kosovë.

Në raportin e Inspektoratit Farmaceutik konstatohet se mënyra e ruajtjes dhe paketimit të tabletave nuk garanton sigurinë, gjurmueshmërinë dhe përdorimin e kontrolluar të substancës.

Lorazepami është produkt medicinal i klasifikuar si substancë psikotrope, ndërsa përdorimi dhe qarkullimi i tij u nënshtrohen rregullave të veçanta ligjore.


“Sasia e konfiskuar tejkalon përdorimin personal dhe krijon dyshim të bazuar për qarkullim të paautorizuar të substancave psikotrope”, thuhet në konstatimet e raportit.

Inspektorati ka vlerësuar gjithashtu se produktet ilegale të konfiskuara mund të përbëjnë rrezik për shëndetin publik.


Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të çdo veprimtarie që lidhet me importimin, ruajtjen apo shpërndarjen e produkteve medicinale ilegale.

Tabletat e konfiskuara do të mbeten nën ruajtjen e Inspektoratit Farmaceutik deri në plotësimin e kushteve për asgjësimin e tyre sipas procedurave ligjore.


Po ashtu, në varësi të rezultateve të hetimeve të Policisë së Kosovës, Inspektorati ka paralajmëruar inspektime të përbashkëta dhe kontrolle në lokacione të tjera ku mund të ndodhen produkte të ngjashme ilegale ose persona të përfshirë në posedimin dhe shpërndarjen e tyre.

Rasti u është proceduar autoriteteve kompetente për vlerësim dhe trajtim të mëtejmë ligjor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit