Kryetari i Komunës së Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri i cili sonte tha se për mendimin e tij “LDK duhet të mbes në opozitë dhe të forcohet”.
Derisa tha se me numrat që aktualisht posedon LDK, nuk është e nevojshme hyrja në qeveri.
“Ne jemi duke mendu për LDK-në çka ka me ndodhë në të ardhmen, për qeverisje iu takon atyre që e marrin udheqësinë në të ardhmen dhe ata duhet me pru mendim. Unë thash për zgjedhjen e presidentit ne duhet me qenë pjesë aktive, me ja dhanë vendit një president të dinjitetshëm, mirëpo për me hy në qeveri me këta numra, ku ti nuk je determinues e nuk je i nevojshëm për partnerin e koalicionit, pse duhet me të marrë ai ty. Me të bë patericë”, tha Muhaxheri.








