Vdekja e të riut pas rënies së një krani, vjen reagimi nga Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka shprehur pikëllimin e thellë pas aksidentit tragjik në një vendpunishte ndërtimore në rrugën “Holger Petersen”, ku nga rrëzimi i një kranoje një punëtor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë.

Në reagimin e saj, Komuna ka shprehur ngushëllime për familjen, kolegët dhe të afërmit e viktimës, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin që po trajtohet në QKUK.

Institucioni ka falënderuar ekipet emergjente – zjarrfikësit, policinë, ekipet mjekësore dhe strukturat e sigurisë, për reagimin e shpejtë dhe profesional gjatë operacionit të shpëtimit.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa Komuna ka rikujtuar rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë në punë në vendpunishtet ndërtimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit