Hoti e “godet” Abdixhikun para kuvendit: Nuk mund ta ulim kokën para rezultateve të dobëta, siç po na thotë lidershipi aktual

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, njëherësh edhe anëtar i kryesisë së këtij subjekti politik, ka bërë një shkrim pak para mbajtjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm, që pritet të mbahet të enjten nga ora 18:00.


Hoti me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se LDK’ja nuk mund të qëndrojë duarkryq para rezultateve të dobëta zgjedhore qëndrore dhe lokale, siç po e kërkon lidershipi aktual i partisë.

“Kuvendi i LDK-së është thirrur pasi nuk pajtohemi me humbjen në tri palë zgjedhjeve parlamentare dhe me humbjen e dy komunave në zgjedhjet lokale. Nuk mund të ulim kokën dhe të ndihemi rehat me këto rezultate të dobëta, siç po na thotë, praktikisht, lidershipi aktual i LDK-së duke kundërshtuar thirrjen e Kuvendit. Një LDK që e ul kokën përballë këtyre humbjeve nuk i shërben Kosovës. Një LDK e tillë mund të jetë vetëm në interes të kundërshtarëve politikë”, tha ndër të tjera ai.


Hoti më tej ka përmendur keqqeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ka thënë se ky i fundit nuk mund të ndalet ndryshe përveçse përmes një LDK’je të fortë.

“Kuvendi i LDK-së nuk është thirrur për të legjitimuar në krye të LDK-së një person tjetër. Lidershipi i ri i LDK-së nuk mund të paracaktohet nga askush, as nga grupet jashtë LDK-së, as nga dëshirat e preferencat brenda LDK-së”, vijon shkrimi i Hotit.

“Lidershipi i ri i LDK-së do të jetë rezultat i zgjedhjeve të përgjithshme në LDK, të cilat do të zhvillohen sipas Statutit dhe rregulloreve të LDK-së. Zgjedhjet do të jenë transparente, me afate të qarta dhe të arsyeshme për të mundësuar pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LDK-së. Zgjedhjet do të mbikëqyren në përpikëri nga organet kompetente të LDK-së për të siguruar rregullsinë, transparencën dhe gjithëpërfshirjen. Vetëm zgjedhjet e tilla sigurojnë konkurrencë zgjedhore, që nga niveli i nëndegëve dhe degëve e deri te strukturat qendrore të LDK-së. Nuk ka rrugë tjetër për zgjedhjen e lidershipit të LDK-së përveçse përmes këtij procesi të përcaktuar në Statutin e LDK-së”, përmbyll shkrimin deputeti i zgjedhur i LDK’së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit