Polici-dëshmitar për sulmin në “Ibër-Lepenc”: U paraqit si Zoran, doli se ishte Jovan Viçentijeviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë zyrtari policorë Astrit Hama në cilësinë e dëshmitarit për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenci” dëshmoi se si ka arrestuar njërin nga të akuzuarit, Jovan Viçentijeviq.

I pyetur nga prokurori i Prokurorisë Speciale Besim Kodraliu se ku ishte më 1 dhjetor të vitit 2024, Hama tha kishte ndalur një veturë me targa serbe ku njëri nga tre personat ishte pa dokumente, i veshur me uniformë dhe me çizme ushtarake.

Ai ishte paraqitur me emrin Zoran, por pas arrestimit u kuptua se ishte Jovan Viqentijeviq.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur tri ditë më herët kam dalë në patrullim me një automjet të blinduar dhe gjatë patrullimit te Nënstacioni Jesenovik në Jabuka në krah të majtë është rruga e asfaltuar, e cila të dërgon në fshatin Prevllak. Kur del në magjistrale në anën e djathtë është shpërthimi i kanalit. E kemi parë një automjet ngjyrë të bardhë dhe kemi vendosur t’i ndalim. Kanë qenë dy persona, i kemi ndaluar, me tabela të Leskovcit. E kemi ndaluar dhe dy personat kanë qenë me dokumentacion të Serbisë, personi i tretë nuk ka pasur dokumente. Kemi kërkuar dokument, ka treguar qe është i një fshati afër, këta persona kishin ardhur për ta marrë dhe dërguar në Zubin Potok dhe në momentin që kam ndezur baterinë e dorës e kam vërejtur se është i veshur me një lloj uniforme ngjyrë kafe, ka pasur çizme ushtarake dhe kam vendosur ta nxjerrë nga automjeti, e kam afruar në automjetin tonë dhe kam kërkuar të prezentojë se çka ka në xhepa. Dy telefona të mençur dhe një Landrover telefon që më është dukur i çuditshëm. Edhe uniforma dhe e kam pyetur çka punon dhe ka pasur në jakne një zarfë 2 mijë dinarë dhe është prezantuar me emrin Zoran. Nuk ka pasur diçka tjetër, ka qëndruar i qetë, personat në fjalë të dy i kam verifikuar, kanë qenë në rregull, nuk kanë qenë në kërkim dhe për personin në këtë rast Zoranin, kam thirrur stacionin, kam kërkuar asistencë. Ka ardhur, i kam treguar dhe ka vërejtur ato rrethanat dhe kemi vendosur ta shoqërojmë në stacionin e afërt të policisë në Zubin Potok. Personi në fjalë ka hip në automjet me komandantin, dy persona të tjerë i kemi urdhëruar ta përcjellin automjetin, ndërsa unë pas tyre”, tha ai.

I pyetur nga prokurori Kodraliu se a është e vërtetë se ju ka thënë se wshtw i papunë, mirëpo merr pagë nga Serbia”, polici- dwshmitar Hama e pohoi me kokë.

Mbrojtja e tre të pandehurve nuk kishin pyetje për dëshmitarin.

Seancat e radhës u caktuan më 29 shtator dhe 19 tetor në orën 9:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale më 29.11.2024 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër-Lepenc”, të pandehurit Viçentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT” në brendësi të kanalit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit