Dyshimet për varrezë masive në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Institucionet kompetente kanë nisur procesin e zhvarrosjes (ekshumimit) në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.


Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aksioni po zhvillohet me qëllim të identifikimit të mbetjeve mortore dhe është pjesë e dy rasteve të hetimit penal që po udhëhiqen nga ky institucion.

Në kuadër të këtij procesi, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar me inicialet M.J. dhe M.B.


Në proces janë të përfshira institucionet përgjegjëse dhe ekspertët përkatës.

“Informacionet e mëtejshme do të bëhen publike vetëm në masën që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit