Gucati pret epilog pozitiv më 16 shtator: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur bindjen se aktgjykimi i 16 shtatorit në Dhomat e Specializuara në Hagë do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se pret një epilog pozitiv të procesit, duke theksuar se, sipas tij, nuk ka argumente që ata të vazhdojnë të mbahen në paraburgim.


“Sa i përket epilogut, pres epilog pozitiv. Unë besoj se më 16 shtator ne do të kemi arsye të madhe të festojmë, sepse krerët do të lirohen, pasi nuk ka argumente për t’i mbajtur brenda”, deklaroi Gucati.

Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij kritik ndaj Dhomave të Specializuara, duke thënë se, bazuar në përvojën personale, e konsideron këtë gjykatë si politike.

“Duke folur nga prizmi im, që kam qenë edhe vetë në Hagë, e kam parë si gjykatë politike. Kjo gjykatë e pengon zhvillimin e Kosovës dhe e stagnon. Shpresoj që të mos veprojë politikisht, sepse kjo gjykatë nuk e meritonte të formohej fare”, u shpreh Gucati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit