Ky është motoçiklisti që humbi jetën në aksidentin tragjik me kamion në Istog

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një motoçiklist humbi jetën pasi u përplas me një kamion për bartjen e mbeturinave.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Esat Fejzaj rreth 49-vjeç, i cili në procedurë figuron edhe si drejtuesi i motoçikletës së përfshirë në aksident.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:17, në rrugën Bellopojë–Tuçep, në drejtim të deponisë së mbeturinave.

Dyshimet e para të hetuesve janë se motoçiklisti, duke kaluar në një kthesë, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën, nuk ka arritur ta mbajë shiritin e tij të lëvizjes dhe ka kaluar në korsinë e kundërt, ku është përplasur ballë për ballë me një kamion për bartjen e mbeturinave që po qarkullonte nga drejtimi i kundërt.


Si pasojë e plagëve të marra, Esat Fejzaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga Njësia Rajonale e Hetimit të Aksidenteve në Pejë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit