“Lule Gjeli” prish ujdinë e organizatës së Jeta Xharrës me Komunën e Prishtinës, Rama ndërpret marrëveshjen

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka ndërprerë marrëveshjen për shfrytëzimin e një hapësire publike në Grand Hotel nga organizata e drejtuar nga Jeta Xharra.

Vendimi vjen pas polemikave të fundit rreth profilit të rremë me emrin “Lule Gjeli”, i cili kishte publikuar materiale në mediat që lidhen me organizatën e Xharrës.

Rama ka deklaruar se sqarimet e dhëna deri tani nuk kanë adresuar çështjen kryesore dhe, sipas tij, kanë lënë të hapura më shumë pyetje.

“Kënd po e mbroni?”, ka pyetur Rama, duke iu referuar deklaratës se identiteti i personit që qëndron pas profilit dihet, por nuk do të bëhet publik.

Sipas kryetarit të Prishtinës, për sa kohë që mungojnë përgjigjet për këto çështje, Komuna nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai ka theksuar se hapësirat publike në pronësi të qytetarëve duhet të përdoren vetëm nga organizata që garantojnë transparencë dhe përgjegjësi ndaj publikut.

Rama ka bërë të ditur gjithashtu se Komuna do të rishikojë edhe marrëveshje të tjera për shfrytëzimin e hapësirave publike që janë ndarë ose financuar nga Kryeqyteti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit