“Lule Gjeli”: Si e kritikonte Von Cramon “ushtrinë digjitale” të VV-së

Përveç politikanëve dhe ish-zyrtarëve në Kosovë, shqetësime për të ashtuquajturën “ushtri digjitale” të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e së cilës pretendohet se është edhe profili “Lule Gjeli”, kishin ngritur edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Para dy vjetësh, Viola von Cramon, atëkohë raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kishte deklaruar se aktiviteti i kësaj strukture në rrjetet sociale kufizonte lirinë e shprehjes.

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë, ushtria digjitale e VV-së kufizon lirinë e fjalës”, kishte shkruar ajo.

Von Cramon kishte shpërndarë një artikull të “Balkan Insight”, në të cilin thuhej se ish-anëtarë të partisë në pushtet kishin konfirmuar ekzistencën e një strukture digjitale që merrej me shpërndarjen e informacioneve, rritjen e pranisë së VV-së në internet dhe goditjen e qëndrimeve kundërshtuese.


Deklaratat e saj kishin nxitur reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili kishte mohuar se ekzekutivi sponsorizonte apo mbështeste llogari të tilla në internet.

“Qeveria e Kosovës nuk është përfshirë dhe nuk do të përfshihet kurrë në abuzim të pushtetit duke sponsorizuar trollët në internet. Ne i mohojmë akuzat e Von Cramonit dhe u bëjmë thirrje asaj dhe të tjerëve që të mos mbështesin teori konspirative kundër një qeverie demokratike”, kishte deklaruar Kryeziu.

Edhe ish-deputeti Florin Krasniqi kishte pretenduar më herët se brenda VV-së ekzistonte një zyrë e veçantë që merrej me aktivitetin në rrjetet sociale dhe me sulmimin e personave që kishin bindje të ndryshme politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit