Rita Ora emocionohet në Vjenë: Vij nga një vend i dalë nga lufta, s’është lehtë t’i realizojmë ëndrrat

Të enjten në mbrëmje, Rita Ora u rikthye sërish në Vjenë, pas 12 vitesh kur kishte kënduar për herë të parë.


Para një turme prej mijëra fansave të mbledhur në festivalin “Donauinsel Open Air”, Rita, ka kënduar hitet e saj.

Gjatë tërë performancës, ylli i muzikës botërore ka kërcyer dhe ka kënduar me pasion, ndërsa të pranishmit të mahnitur, kanë ndjek çdo lëvizje të saj.


Një nga momentet më emocionale pasoi pak më pas. Ndërsa këndoi një pjesë të shkurtër të këngëtares Cher – “Believe”, Rita teksa jepte një mesazh, shpërtheu edhe në lot: “Ju e dini se unë vij nga një vend i dalë nga lufta. Shpeshherë nuk është e lehtë të realizojmë ëndërrat tona, por duhet të besojmë te ato. Falë publikut dhe ju fansa, kjo ëndërr më është bërë realitet”, tha ajo duke ju referuar origjinës së saj nga Kosova.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit