Nga Olta Gixhari te Tayna, pozat “e nxehta” të VIP-ave shqiptarë nga plazhi

Nëse ende nuk i keni bërë planet se ku do t’i kaloni pushimet, ne do t’ju japim ndonjë ide. Më saktë janë VIP-at tanë që do t’ju japim disa sugjerime. Sensuale, plot sharm dhe gjithë freski, janë këto pozat që ne ju propozojmë këtë javë.

OLTA GIXHARI

Plazh edhe Olta Gixhari. Pushimet për të kanë nisur herët dhe nuk kishte sesi të mos nisnin nga Spanja, vend ku ajo jeton prej disa vitesh. Por këtë herë aktorja ka vendosur që të rikthehet për disa ditë të nxehta edhe në jug të Shqipërisë.

TAYNA

Përgjatë gjithë vitit e shohim provokuese. Në klipe, në koncertet live që mban, apo edhe në rrjetet e saj sociale. Ndaj edhe kur flasim për pushimet e saj, nuk kemi sesi ta shohim ndryshe.

AFËRDITA DRESHAJ

Prej disa vitesh ajo është distancuar nga showbizzi, duke preferuar që të bëjë një jetë të qetë në SHBA, ku jeton me familjen e saj.

Por publiku vijon ende ta ndjekë në rrjetet e saj sociale. E nga ana tjetër, edhe Afërdita herë pas here nuk lë pa ‘qerasur’ ndjekësit e saj me disa foto shpërthyese.

ZAIMINA VASJARI

Vera ka nisur pushimet edhe për këtë verë. Ndonëse për të pushimet janë të shpeshta, kjo verë ku e gjithë familja mblidhet bashkë është një moment i rëndësishëm për të. E si e ka për zakon ditët e verës nisin me jahtin e familjes së saj, në bregdetin e jugut.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku Zai dhe familja e saj janë zhvendosur drejt jugut. Në postimet në rrjetet sociale, bien në sy këngëtarja për sensualitetin që ka. Si nënë e dy fëmijëve, ajo vijon të mbetet ndër femrat më seksi të vendit tonë, duke na i konfirmuar edhe njëherë këtë fakt, me këtë foto.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit