Policia njoftoj se një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot nga Kroacia në Kosovë, pas procedurave të realizuara në bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të të dyja vendeve.
Sipas policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.








