Gucati: E fala familjen e personit që më kërcënoi, çështjen ia lashë drejtësisë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për rastin ku një person u dënua me katër muaj burgim pasi e kishte kërcënuar.

Gucati tha se e ka falur familjen dhe djemtë e personit në fjalë, ndërsa vendimin për rastin ia ka lënë drejtësisë.

“Me personin nuk kam asgjë. Ai është i dënuar me katër muaj dhe unë nuk kam asgjë me të”, ka deklaruar Gucati.

Ai tha se vendimi për ta denoncuar erdhi pas, siç u shpreh ai, fyerjeve të vazhdueshme që i kishte marrë në rrjete sociale.

“Ne jemi prej gjakut dhe prej mishit. Siç thotë populli, çdo njeriu i humb durimi, edhe mua më humbi durimi duke parë fyerjet që m’i bëri”, tha Gucati.

Sipas tij, personi në fjalë i kishte dërguar disa herë mesazhe fyese në Facebook, duke thënë se këtë rast e kishte konsideruar të tepruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit