Topi i Artë sqaron: Kupa e Botës nuk garanton fitimin e trofeut individual

Organizatorët e Topit të Artë kanë sqaruar se fitimi i Kupës së Botës nuk i garanton një lojtari triumfin në garën për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

Ky reagim vjen pas spekulimeve se një lojtar që udhëheq kombëtaren e tij drejt trofeut të Botërorit mund të jetë automatikisht favorit për Topin e Artë, duke lënë në plan të dytë paraqitjet gjatë sezonit të klubeve.

“Nëse fiton Kupën e Botës, kjo nuk garanton fitimin e Topit të Artë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ballon d’Or.

Sipas organizatorëve, që nga viti 1995, vetëm katër nga shtatë fituesit e Kupës së Botës kanë arritur të fitojnë edhe Topin e Artë, që përbën rreth 57 për qind të rasteve.


“Triumfi në Kupën e Botës ndihmon, por nuk garanton fitimin e Topit të Artë”, thuhet më tej në njoftim.

Ata kanë theksuar se për ta fituar këtë çmim, lojtari duhet të jetë më i miri gjatë gjithë sezonit futbollistik, dhe jo vetëm gjatë një turneu të madh si Kupa e Botës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit