Haxhiu cakton 6 gushtin për seancën konstituive, i dërgon letër Ardian Golës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar 6 gushtin si datën për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, vetëm një ditë para përfundimit të afatit kushtetues.

Përmes një letre zyrtare, Haxhiu e ka njoftuar nënkryetarin e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Ardian Gola, për këtë vendim, duke i kërkuar që njoftimin t’ia përcjellë edhe Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Sipas praktikës parlamentare, pas zgjedhjeve është pikërisht Kryesia e legjislaturës së kaluar ajo që është përgjegjëse për përgatitjen e seancës konstituive dhe përcaktimin e rendit të ditës.

Ndërkohë, bazuar në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, me konstituimin e Kuvendit nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re duhet të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës. Nëse kjo nuk ndodh brenda këtij afati, vendi shkon sërish në zgjedhje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit