Vdes një 19-vjeçar në aksident me motoçikletë në Malishevë

Një 19-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Llazicë të Malishevës, në rrugën magjistrale Prishtinë–Pejë.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se i riu dyshohet se është vetëaksidentuar me motoçikletë.

“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetëaksidentuar me motoçikletë.


Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletës (mashkull, 19-vjeçar) ishte pa shenja jete. Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti fatal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit