Deputeti i LDK’së përkrah iniciativën e Qeverisë për rrënimin e villave në Ujman

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, e ka përkrahur iniciativën e Qeverisë Kurti për largimin e objekteve pa leje në tokë të shtetit në Ujman.

Sadiku mbështetjen e ka shprehur me anë të një postimi në ‘Facebook’, si dhe ka shprehur mbështetje edhe për Komunën e Prishtinës për rrënimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale.

“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit”, thuhet në postimin e Sadikut.

“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit”, përmbyllet shkrimi i tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit