Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë.
Policia ka konfirmuar se në grua e moshuar ka mbetur e vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas Hoxhës, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Siç mëson Insajderi, dyshohet se njëri prej tyre ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizjes, duke shkaktuar përplasjen.








