Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Kuvendi Komunal i Plevlës në Mal të Zi ka miratuar të martën një deklaratë për mosnjohjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ministri i Administratës Publike në vend, Marash Dukaj.

Ai tha se kjo deklaratë nuk i kontribuon të ardhmes evropiane të Malit të Zi.


“Nuk është mirë që këshilltarët komunalë të Plevlës i kanë përvetësuar elemente kushtetuese dhe juridike që nuk u takojnë, ndonëse nuk më pengon që demokracia e mendimit të lirë të shtrihet në të gjitha sferat e shoqërisë – por pa cenuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, të cilat janë qëllimi parësor i vendit tonë. Plevla dhe politikanët atje ua kanë borxh qytetarëve të tyre kushte më të mira për një mjedis të shëndetshëm jetese, zhvillim të qëndrueshëm, e jo vendosjen në plan të parë të ideologjive politike partikulariste dhe rajonale, të cilat nuk janë në interes të Malit të Zi të sotëm”, ka shkruar Dukaj në llogarinë e tij në rrjetin social X.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit