Aksident tragjik në Gjermani, 45-vjeçarja humb jetën – dy vajzat e saj mbijetojnë përplasjen e rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mbrëmjen e së hënës zonën e Hessenit në Gjermani, ku një grua 45-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa dy vajzat e saj të mitura kanë mbetur të lënduara.

Sipas policisë gjermane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën Burgsolmser Straße, mes qyteteve Leun dhe Burgsolms.

Gruaja po udhëtonte me një automjet Smart Forfour së bashku me vajzat e saj 10 dhe 12 vjeçe, kur një automjet tjetër i tipit Mercedes, i drejtuar nga një 18-vjeçar, dyshohet se ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur drejtpërdrejt me veturën e tyre.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga 18-vjeçari, e lidhur me shpejtësinë e lartë.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa automjeti i familjes ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në çati. Dy vajzat dhe drejtuesi i Mercedesit janë nxjerrë nga automjetet, ndërsa për nënën është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.

45-vjeçarja është dërguar me helikopter në spital në gjendje kritike, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit