Fillon shembja e 11 vilave ilegale në Liqenin e Ujmanit

Në orët e hershme të mëngjesit, në bregun e Liqenit të Ujmanit kanë arritur makineritë për të nisur rrënimin e 11 vilave ilegale.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” kanë nisur aksionin për prishjen e këtyre vilave.

Policia e Kosovës konfirmoi se po ofron asistencë në Liqenin e Ujmanit këtë mëngjes.


“Sot nga ora 07.00 kemi filluar asistimin e Iber Lepencit dhe Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.
Jemi duke asistu në vendin e quajtur “Plazha e Shqiptarëve”, Zubin Potok ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi (vikendica)”, ka thënë Veton Elshani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit