Tragjedi në Komoran – humb jetën 24-vjeçarja, tre të rinj përfundojnë të lënduar pas vetaksidentit

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen e një 24-vjeçareje ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në fshatin Komoran.

Viktima është R.R(24-vjeç).

Sipas burimeve aksidenti ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 05:30, kur një veturë me targa vendore, për rrethana që ende nuk janë sqaruar, dyshohet se ka shkaktuar vetaksident.

Si pasojë e përplasjes, Rea Raka ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të para, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetimeve të Aksidenteve, ekipet emergjente dhe njësitë e tjera kompetente policore, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti po hetohet nga njësia përkatëse e Hetimeve të Trafikut, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Shkaqet e aksidentit mbeten objekt i hetimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit