Ferit Idrizi njofton anulimin e koncerteve pas humbjes tragjike të tre qytetarëve

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se janë anuluar koncertet e parapara në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës 2026”, pas ndarjes tragjike nga jeta të tre bashkëqytetarëve.

Sipas njoftimit të bërë nga kryetari Idrizi, vendimi është marrë në shenjë respekti dhe solidarizimi me familjet Tërnava dhe Shabani, të cilat po përballen me këtë humbje të rëndë.

Koncertet do të shtyhen për një datë tjetër, ndërsa Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë për termin e ri përmes kanaleve zyrtare.


Në mesazhin e tij, kryetari Ferit Idrizi u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Tërnava dhe Shabani, duke theksuar solidaritetin e institucionit dhe të qytetarëve me dhimbjen e tyre në këto momente të vështira.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin lidhur me këtë vendim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit