Ky është i dyshuari për therjen pranë “X-Bar” në Shtime – 38-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë në orët e para të mëngjesit në Shtime, ndërsa Policia ka identifikuar personin që dyshohet se e kreu sulmin dhe është vënë në kërkim të tij.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Kushtrim Ferati, ndërsa viktimë e rastit Rinor Hysaj rreth 38-vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës 02:50, në rrugën “2 Korriku”, pranë lokalit “X-Bar” në Shtime.

Burimet thonë se Policia është njoftuar rreth orës 03:00 se një person po kërkonte ndihmë pasi ishte therur me mjet të mprehtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat policore dhe ekipi i Emergjencës.

Kur kanë mbërritur në lokacion, zyrtarët policorë kanë gjetur Rinor Hysajn me plagë të shkaktuara nga mjet i mprehtë në bark, qafë dhe duar.

38-vjeçari fillimisht ka marrë trajtim në QKMF Shtime, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit policorë, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe kanë nisur grumbullimin e provave.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Kushtrim Ferati dyshohet se është autori i sulmit dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Policia po vazhdon kërkimet për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit