Afera nafë me ujë | Edhe Apeli i lë në paraburgim biznesmenët e arrestuar nga PSRK-ja

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vërtetuar vendimin e shkallës së parë, duke lënë në paraburgim prej një muaji të dyshuarit e përfshirë në aferën e madhe të kontrabandës dhe falsifikimit.


Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të dhjetë të pandehurve të arrestuar në kuadër të aksionit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar masën e paraburgimit prej një muaji për të gjithë të dyshuarit.


Kolegji i Apelit, i kryesuar nga gjyqtarja Albina Shabani Rama dhe me anëtarë Valon Kurtaj e Avni Mehmeti, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 3 korrik 2026 ishte i drejtë dhe i ligjshëm.

Masa e paraburgimit, e cila do të llogaritet nga data e arrestimit (1 korrik 2026) deri më 1 gusht 2026, është konfirmuar për të pandehurit:

Faruk Mazreku, Fariz Mazrek, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina dhe Gazmend Quni.


Mbi ta rëndon një sërë veprash të rënda penale që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe evazionin fiskal, ku përfshihen: Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, shpëlarja e parave (në lidhje me Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit), kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, shmangia nga tatimi, falsifikimi i dokumenteve dhe Falsifikimi i parasë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Mbrojtja kërkoi lirim ose masa më të buta, Apeli i refuzoi


Avokatët mbrojtës të të pandehurve kishin pretenduar shkelje esenciale të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike.

Mbrojtja kishte propozuar që të mbroajturit e tyre të liroheshin ose t’u zëvendësohej masa e paraburgimit me masa më të buta, siç janë arresti shtëpiak, paraqitja në stacion policor apo dorëzania.


Ndërkaq, Prokuroria e Apelit kishte propozuar zyrtarisht që të gjitha ankesat e mbrojtjes të refuzoheshin.

Në vendimin e tij, Apeli konstatoi se: “Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve… ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, i datës 03.07.2026, VËRTETOHET.”

Rasti, i cili në opinion po njihet si afere e “naftës me ujë”, po konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha të koordinuara kohëve të fundit nga PSRK-ja ndaj krimit të organizuar ekonomik dhe kontrabandës në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit